Amir Latif Arain
12 Shkurt 2026•Përditësim: 12 Shkurt 2026
Koreja e Veriut është në procesin e emërimit të vajzës së udhëheqësit Kim Jong Un si pasardhëse të tij, tha të enjten agjencia më e lartë e spiunazhit e Koresë së Jugut, transmeton Anadolu.
Sipas Yonhap News me seli në Seul përfaqësuesit Park Sun-won dhe Lee Seong-kweun, u thanë gazetarëve se Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) ka ndarë vlerësimin e tij gjatë një informimi me dyer të mbyllura për komitetin parlamentar të inteligjencës.
NIS beson se Koreja e Veriut tani ka hyrë në fazën e emërimit të Kim Ju-ae si pasardhëse të Kim, tha Lee.
Ndërkohë ndaj pretendimit të NIS, nuk ka patur reagim të menjëhershëm nga Pheniani.
Ju-ae ka treguar praninë e saj në ngjarje të ndryshme, duke përfshirë përvjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane dhe vizitën e saj në Pallatin Kumsusan of the Sun, dhe janë zbuluar shenja se ajo shpreh mendimin e saj mbi politika të caktuara shtetërore, tha NIS.
Agjencia e spiunazhit tha gjithashtu se do të mbajë nën vëzhgim nëse ajo merr pjesë në kongresin kryesor të partisë së Veriut të caktuar për në fund të këtij muaji.