Ekip
22 Prill 2020•Përditësim: 23 Prill 2020
Irani ka lançuar sot me sukses në hapësirë satelitin e parë ushtarak të quajtur "Noor 1", ka bërë të ditur Garda Revolucionare e Iranit (IRGC), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e IRGC-së thuhet se sateliti ka arritur në orbitën e tij, 425 kilometra mbi sipërfaqen e tokës.
Nga IRGC informojnë se bartësi satelitor me dy faza që transportoi satelitin "Noor 1" u lançua nga Shkretëtira Qendrore e Iranit, duke shtuar se kjo është "një arritje e madhe" për aftësitë raketore të Iranit.
Gjatë viteve të kaluara, Irani u përpoq të dërgojë satelitë në hapësirë, por dështoi. Eksperimenti i fundit ishte në muajin shkurt kur u lançua një satelit komunikimi me emrin "Zafar 1", i cili nuk arriti shpejtësinë e duhur për të arritur orbitën e tij.