Ahmet Furkan Mercan
04 Maj 2022•Përditësim: 04 Maj 2022
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka kryer një testim të raketës balistike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë Yonhap, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut ka informuar lidhur me provën e testimit të raketës balistike që është kryer nga Koreja e Veriut nga zona Sunan në afërsi të rajonit Pyongyang, në drejtim të Detit të Japonisë.
Ndërkohë, sipas transmetuesit publik NHK, Ministria japoneze e Mbrojtjes ka njoftuar se raketa ka rënë jashtë zonës ekskluzive kombëtare të Japonisë. Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, bëhet e ditur se u ka dhënë udhëzim anijeve dhe avionëve në rajon për të kryer punime për përcaktimin e dëmeve të mundshme.
Me testimin e fundit, Koreja e Veriut ka kryer provën e 14-të raketore që nga fillimi i vitit 2022.