Zehra Ulucak
13 Shkurt 2019•Përditësim: 13 Shkurt 2019
DECATUR (AA) - Katër fëmijë në gjendje të rëndë janë gjetur të mbyllur në një ahur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Tre djem të moshës pesë, tre dhe njëvjeçare dhe një vajzë e moshës katërvjeçare janë gjetur nga policia të uritur dhe etur në ahurin e një prone në afërsi të rajonit Rhome, njoftoi sherifi i rajonit Wise Lane Akin.
Dy fëmjët më të mëdhenj janë gjetur të mbyllur në një kafaz qensh më të vogël së një metër, kurse dy fëmijët e vegjël ishin gjysmë të veshur dhe të mbuluar me jashtëqitje, tha Akin.
"Në Ahur kishte ushqime të mjaftueshme, por fëmijët nuk kanë mundur ta marrin për shka se frigoriferi dhe dollapet kanë qenë të kyçura", theksoi Akin, i cili në një prononcim për Dallas Morning News, tha se ky është rasti më i tmerrshëm i abuzimit ndaj fëmijëve në karrierën e tij 44-vjeçare.
Siç tha ai, policia ka shkuar në vendin e njgarjes pas një sherri midis një çifti me emrat Andrew Joseph Fabila dhe Paige Isabow, me ç'rast janë dëgjuar zërat e fëmijëve nga ahuri.
Akin tha se policia ka arrestuar gruan, e cila është konstatuar si nëna e katër fëmijëve, dhe burrin si baba i njërit prej fëmijëve.
Fëmijët e gjetur janë dërguar në spital, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.