Ahmet Furkan Mercan
28 Korrik 2021•Përditësim: 29 Korrik 2021
Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në mesin e personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios është rritur në 169, thanë organizatorët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas komitetit organizativ, 14 persona të tjerë, të cilët kanë arritur në vend për Lojërat Olimpike, kanë rezultuar pozitivë në virusin.
Në mesin e të infektuarve në 24 orët e fundit gjenden 4 zyrtarë, 9 punonjës dhe një vullnetar.
Të infektuarit janë vendosur në karantinë.