Nazlı Yüzbaşıoğlu
15 Mars 2020•Përditësim: 16 Mars 2020
Me rastin e përvjetorit të parë të sulmit terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka bërë thirrje që 15 marsi të jetë Ditë Botërore e Solidaritetit Kundër Islamofobisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në përvjetorin e masakrës në Christchurch, lutemi për mëshirën e Allahut ndaj Zekeriya Tuyan dhe të gjithë vëllezërve dhe motrave muslimane që humbën jetën në këtë sulm terrorist barbar. Islamofobia dhe ksenofobia duhet të marrin fund. 15 marsi duhet të jetë 'Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Kundër Islamofobisë'", ka shkruar Çavuşoğlu në Twitter.
Ndryshe, në sulmin e organizuar nga terroristi australian Brenton Tarrant më 15 mars të vitit të kaluar ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch, jetën humbën 51 persona, përfshirë një turk, ndërsa 50 të tjerë u plagosën.