Berk Özkan
27 Nëntor 2021•Përditësim: 27 Nëntor 2021
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u nis për një vizitë zyrtare në Turkmenistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan u nis me avionin e tij drejt Ashgabatit nga aeroporti Atatürk i Stambollit.
Në vizitën e tij në Turmenistan, Erdoğan shoqërohet nga ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i arsimit Mahmut Özer, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoğlu, ministri i Tregtisë Mehmet Muş, shefi i Kabinetit për Komunikim Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Zyrës së presidentit turk, Ibrahim Kalin.
Pas vizitës zyrtare, Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin 15-të të Liderëve të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik që do të zhvillohet nën kryesimin e presidentit të Turmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedov më 28 nëntor me temën "Së bashku për të ardhmen".
Në kuadër të Samitit, Erdoğan do t‘i dorëzojë presidentit Berdimuhamedov Presidencën e radhës së organizatës dhe pritet të zhvillojë takime dypalëshe me disa liderë të vendeve pjesëmarrëse.