Ekrem Payan
13 Gusht 2016•Përditësim: 14 Gusht 2016
SIRNAK (AA) – Në Ayvalik, në juglindje të Turqisë është gjetur turpi i Naci Adiyaman, nga Forumi rinor i partisë në pushtet, AK Parti, të cilin më herët e rrëmbyen pjesëtarët e organizatës terroriste të PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Kujtojmë se Adiyaman dhe kushëririn e tij Fikret në krahinën Sirnak i rrëmbyen pjesëtarët e organizatës terroriste PKK. Kufoma e Nacit, e cila u transferua në morgun e spitalit shtetëror në Beytussebap, është gjetur një kilometër larg vendit të rrëmbimit.
Aksioni i gjetjes dhe shpëtimit të Fikret Adiyaman është në vazhdim.
Kushërinjtë e rrëmbyer janë nga fisi kurd Jikri, që mban qëndrim pozitiv për shtetin turk. Anëtari më i moshuar i familjes, Tahir Adiyaman, në zgjedhjet parlamentare të vitit 20015 garoi si kandidat i AK Partisë. Ai është udhëheqës i rojës së fshatit, ndërsa në prill të këtij viti u plagosu në një sulm të PKK-së.
PKK-ja, e cila karakterizohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, në korrik të vitit 2015 vazhdoi fushatën e saj 30 vjeçare të armatosur kundër shtetit të Turqisë. Që atëherë, mbi 600 pjesëtarë të forcave të armatosura turke kanë rënë dëshmorë, ndërsa mbi 7.000 terroristë të PKK-së janë vrarë.