Turqia, Analizë

Forcat turke neutralizojnë 16 terroristë të PKK-së

Forcat Ajrore turke kanë kryer sulme për të neutralizuar terroristët e PKK-së duke përdorur edhe dronët e armatosur

Fatih Hafız Mehmet  | 18.06.2017 - Përdıtësım : 18.06.2017
Forcat turke neutralizojnë 16 terroristë të PKK-së

Ankara

ANKARA (AA) – Ushtria turke njoftoi se ka neutralizuar 16 terroristë të PKK-së gjatë operacioneve të forcave të saj të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Forcat Ajrore turke kanë kryer sulme në fushën Zap të Irakut verior, ku kanë neutralizuar gjashtë terroristë, ndërsa dronët e armatosur neutralizuan pesë terroristë të tjerë në zonën Nirva Seyti”, tha ushtria në një deklaratë me shkrim.

Nga tre terroristë të neutralizuar në provincën Erzurum, Turqi lindore, dy ishin të "kategorisë së gjelbër" dhe "kategorisë gri" në listën MPB-së turke për terroristë të kërkuar.

Lista e MPB-së turke është e ndarë në pesë kategori të koduara me ngjyra të cilat përcaktojnë rëndësinë e të kërkuarit, duke filluar me më të kërkuarin me ngjyrë të kuqe, dhe si vijojnë, kaltër, gjelbër, portokalli dhe gri.

Policia turke njofton se një terrorist u neutralizua në qarkun e Sirnakut dhe një tjetër u neutralizua në Dijarbakir. Në një zhvillim të ndarë, njofton policia, dy terroristë të tjerë dorëzuan në qarkun e Siirtit.

PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın