BALLKANI

Kosovë, qeveria tërheq projektligjin për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj tha se janë të gatshëm që nesër ose pasnesër për seancën ku do të votohet për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje

Figen Shaban  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 20.02.2018
Kosovë, qeveria tërheq projektligjin për demarkacionin Burimi: Qeveria e Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës për tërheqje të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA). 

Qeveria e Kosovës ka aprovuar tërheqjën e projektligjit për demarkacionin me qëllim të procedimit të marrëveshjës së arritur në mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviç që parasheh edhe rishikimin dhe korrigjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Në një mbledhje tjetër të qeverisë të paralajmëruar brenda ditës do të shqyrtohet "Plotësimi dhe ndryshimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjës për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi" i cili do të procedohet nga Qeveria në Kuvend, gjegjësisht versioni i ri i marrëveshjes me ndryshime. 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes tha se janë të gatshëm që nesër ose pasnesër për seancën ku do të votohet për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. 

Kujtojmë se marrëveshja e nënshkruar ditë më parë ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç parasheh rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare në drejtim të Çakorrit dhe Kullës. 

Ndërsa Qeveria e Kosovës në mbledhjen solemne me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt miratoi aneks-marrëveshjen e nënshkruar mes presidentëve Thaçi dhe Vujanoviç, për rishikimin dhe korrektimin e drejtimit të sektorëve të Çakorrit dhe Kullës. 

Që të ratifikohet kjo marrëveshje duhet të arrihen 2/3 e shumicës së Kuvendit, që nënkupton 80 vota nga gjithsej 120 deputetë sa i ka Kuvendi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın