BALLKANI

Luksemburgu do ta mbështesë Kosovën drejt procesit të liberalizimit të vizave

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Asselborn për ndihmën e vazhdueshme që shteti i Luksemburgut ia ka dhënë Kosovës në kuadër të BE-së, NATO-së, OKB-së si dhe organizatave tjera

Figen Shaban  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 28.03.2017
Luksemburgu do ta mbështesë Kosovën drejt procesit të liberalizimit të vizave

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve evropiane të Luksemburgut, Jean Asselborn, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës thuhet se Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ministrin Asselborn për progresin e arritur në Kosovë si dhe për përpjekjet e institucioneve për jetësimin e reformave evropiane rreth rrugëtimit të Kosovës për integrim në BE.

Ministri Hoxhaj po ashtu e ka falënderuar Ministrin Asselborn për ndihmën e vazhdueshme që shteti i Luksemburgut ia ka dhënë Kosovës në kuadër të BE-së, NATO-së, OKB-së si dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

Në konferencën e përbashkët për medie ministri Hoxhaj dhe Asselborn, kanë rikonfirmuar gatishmërinë e të dyjave vendeve për thellim të bashkëpunimit bilateral e në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

“E njoftova ministrin Asselborn me progresin e arritur në muajt e fundit në Kosovë dhe biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe gjithashtu folëm edhe për mbështetjen evropiane të Kosovës dhe mbështetjen e Luksemburgut në këtë drejtim. Diskutuam gjithashtu për anëtarësimet e ardhshme të Kosovës në organizata ndërkombëtare për të cilat kemi nevojë për përkrahjen e Luksemburgut dhe qëllimi jonë që të mos jemi në të gjitha organizatat ndërkombëtare por të jemi pjesë e atyre organizatave që ndihmojnë zhvillimin e brendshëm ekonomik të Kosovës”, ka thënë Ministri Hoxhaj.

Nga ana tjetër ministri Asselborn ka theksuar se Luksemburgu do të vazhdoj të përkrah Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, zbatimin e MSA-së dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne katër ditë pas shpalljes së pavarësisë e njohëm pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe që atëherë shoh se gjërat po ndryshojnë në drejtim të mirë. Dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe e dimë se ky rajon është shumë i ndjeshëm dhe ne jemi të gatshëm të vijmë të ju ndihmojnë dhe të ecim në drejtim të së ardhmes dhe jo të kaluarës”, ka thënë Ministri Asselborn.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın