BALLKANI

Mogherini: Kroacia, elementi kyç i projektit të Evropës së përbashkët

“Kroacia është elementi kyç i projektit të Evropës së përbashkët e cila do të sjellë jo vetëm stabilitet dhe siguri por edhe paqe në rajon”, tha Mogherini

Stipe Mayiç, Sanela Crnovrsanin  | 20.07.2017 - Përdıtësım : 21.07.2017
Mogherini: Kroacia, elementi kyç i projektit të Evropës së përbashkët Fotoreporter: Stipe Mayiç/AA

Zagreb

ZAGREB (AA) – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini thotë se Kroacia është elementi kyç i projektit të Evropës së përbashkët e cila do të sjellë jo vetëm stabilitet dhe siguri por edhe paqe në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të takimeve në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, Mogherini u takua me ministren e Jashtme dhe Çështjeve të Evropës, Marija Pejçinoviç Buriç, ku pas këtij takimi në një deklaratë për media foli për procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke vënë në dukje se gjatë periudhës së fundit shtetet e rajonit kanë treguar progres shpresëdhënës, Mogherini tha se “Kroacia është elementi kyç i projektit të Evropës së përbashkët e cila do të sjellë jo vetëm stabilitet dhe siguri por edhe paqe në rajon”.

Mogherini tha se mënyra më e mirë për sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon është perspektiva e pakthyeshme, e fuqishme dhe e sigurt e BE-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.