BALLKANI

Zaev: Të thjeshtësohen procedurat doganore Maqedoni-Serbi

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pas bisedimeve me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha se të dyja palët duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë me qëllim që shkëmbimi tregtar të arrijë në një miliard euro

Andelija Stojkovic  | 21.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
Zaev: Të thjeshtësohen procedurat doganore Maqedoni-Serbi Fotoreporter: Talha Öztürk / AA

Beograd

BEOGRAD (AA) – Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pas bisedimeve me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, deklaroi se të dyja palët duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë me qëllim që shkëmbimi tregtar të arrijë në një miliard euro, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit të Serbisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç theksohet, Zaev ka propozuar që për këtë qëllim të thjeshtësohen procedurat doganore në vendkalimet kufitare, gjegjësisht procedura doganore e kryer në njërin vend të vlejë edhe për tjetrën, “që do të zvogëlonte kolonat dhe do të përshpejtonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave”. 

Ai propozon edhe paraqitjen e përbashkët të kompanive të ndërtimit të Serbisë dhe Maqedonisë në tregje të treta, por edhe bashkëpunimin e tyre në projekte të përbashkëta infrastrukturore.

Vuçiç tha se Maqedonia në Serbi ka një mik të vërtetë ndërsa paqja dhe stabiliteti në rajon janë interesi më i madh për të dyja palët dhe se Serbia është e hapur për të gjitha nimsat që kontribuojnë për atë.

Vuçiç tha se ekziston nevoja e ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.

Ai tha se Serbia mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë.

Vuçiç tha se Serbia ka zgjedhur neutralitetin e saj, ndërsa Maqedonia anëtarësimin në NATO, por është e dosmodshme që çdo vend të respektojë zgjedhjen e tjetrit.

Para Maqedonisë dhe Serbisë mundësi të jashtëzakonshme për nisma të reja

Nga kabineti i Qeverisë së Maqedonisë u theksua se miqësia dhe bashkëpunimi tradicionalisht i mirë mes dy vendeve është potencial i jashtëzakonshëm për thellimin e këtyre relacioneve, para të cilave gjenden mundësi të jashtëzakonshme për më shumë nisma të reja në disa sfera, me respekt të ndërsjellë në raport me interesat personale strategjike.

“Të dyja shtetet ndajnë interesa shumë të përbashkëta siç janë eurointegrimet për të cilat është biseduar që të vazhdojnë projektet e përbashkëta në këtë plan”, thuhet në njoftim.

Maqedonia dhe Serbia do t’i riafirmojnë idetë për bashkëpunim në shënimin e ngjarjeve, datave dhe vendeve të rëndësishme kulturore – historike në interes të dy vendeve si dhe bashkëpunimin konkret në planin kulturor në nivel të qendrave kulturore – informative në të dy kryeqytetet, thuhet në njoftim.

Zaev: Integrimi evropian çështje mbi të cilën Maqedonia dhe Serbia punojnë së bashku

Kryeministri Zaev sot paraprakisht u takua edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın