Bota

Afganistan, 8 policë të vdekur gjatë sulmit të talebanëve

Pas sulmit ndodhi përleshje mes militantëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, ku u vranë 13 militantë

Sayed Khodaberdi Sadat  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
Afganistan, 8 policë të vdekur gjatë sulmit të talebanëve Foto: Zabihullah Ghazi / AA

Kabul

KABUL (AA) – Gjatë sulmit të talebanëve mbi një stacion policor në distriktin Bala Buluk, në provincën afgane Farah kanë humbur jetën tetë policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të Farah, Nasir Mehri, deklaroi se pas sulmit ndodhi përleshje mes militantëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, ku u vranë 13 militantë.

Dëshmitarët pohojnë se gjatë sulmit u plagosën 20 policë.

Megjithatë, pala talebane pohon se në sulm kanë humbur jetën 26 policë dhe se kanë marrë tre stacione të policisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın