Bota

Bie teoria për zbulimin e "ujit të rrjedhshëm" në Mars

Shkencëtarët kanë njoftuar se linjat e errëta të thella në sipërfaqen e Marsit nuk janë ujë, por gjurmë të rërës

Ayşe Aktaş  | 21.11.2017 - Përdıtësım : 22.11.2017
Bie teoria për zbulimin e "ujit të rrjedhshëm" në Mars

Cape Canaveral

CAPE CANAVERAL (AA) - Shkencëtarët kanë njoftuar se linjat e errëta të thella në sipërfaqen e Marsit nuk janë ujë, por gjurmë të rërës transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarët nga Universiteti i Arizonës, Universiteti i Durhamit dhe Instituti i Shkencave Planetare, kanë studiuar imazhet e gjurmëve të ngushta dhe të errëta në sipërfaqen e Planetit të Kuq të marra nga teleskopi "HiRISE" i vendosur në Satelin Eksplorues Mars (MRO) të NASA-s (Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës, NASA).

Udhëheqësi i hulumtimit, Colin Dundas tha se kanë studiuar 151 nga mijëra linjat e emëruara si Linjat e Përsëritura të Pjerrësisë (RSL), ku shumica e RSL përfundojnë me pjerrësitë që variojnë nga 28 në 35 gradë dhe se kjo është e njëjtë me gradën përfundimtare të pjerrësive (dunave) të rërës në Tokë dhe Mars.

Ndër të tjera Dundas tha se gjetjet në lidhje me RSL mbështesin zbulimet se sipërfaqja e Marsit sot është shumë e thatë.

Shkencëtarët, të cilët kanë arritur në përfundimin se RSL-të janë të përbërë nga materiale të grimcuara si rëra dhe pluhuri dhe jo uji, ata kanë njoftuar se në disa RSL kanë përcaktuar minerale të hidratuara dhe se për këtë arsye grimcat e ujit mund të kenë një rol në formimin e RSL-ve.

Teksa studimi ka mbështetur tezën se nuk ka ujë të rrjedhshëm në sipërfaqen e Marsit, vihet në dukje se kjo gjithashtu nuk eliminon plotësisht tezën se gjendet ujë në Planetin e Kuq.

Shkencëtarët kanë deklaruar se uji mund të gjendet në Mars, por nuk është në një nivel që lejon formimin e jetës.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën "Nature Geoscience" të Qendrës Amerikane të Kërkimeve Gjeologjike në SHBA.

NASA në vitin 2015 njoftoi se kanë gjetur prova të forta se në muajt e nxehtë në Planetin e Kuq ka rrjedhur ujë i kripur.

Shkencëtarët kanë raportuar se rrymat e errëta dhe të ngushta dalin në muajt më të nxehtë të Marsit dhe se zhduken gjatë pjesës tjetër të vitit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın