Bota

Civilët e ikur nga dhuna e PYD/PKK mbështesin operacionin "Dega e Ullirit"

Qytetarët e qarkut Tel Rifat, të cilët janë detyruar të lragohen nga shtëpitë e tyre nga organizata terroriste PYD/PKK, mbajtën një protestë mbështetëse për operacionin "Dega e Ullirit" në qarkun Azez ku janë strehuar

Ömer Koparan, Eşref Musa  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
Civilët e ikur nga dhuna e PYD/PKK mbështesin operacionin "Dega e Ullirit" Saher E Hacci/AA

Azez/Idlib

AZEZ/IDLIB (AA) – Civilët të cilët janë detyruar nga organizata terroriste PYD/PKK që të migrojnë nga Tel Rifati, dhanë mesazhe mbështetëse për operacionin "Dega e Ullirit", që për ta është shpresë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA). 

Qytetarët e qarkut Tel Rifat, të cilët janë detyruar të lragohen nga shtëpitë e tyre nga organizata terroriste PYD/PKK, mbajtën një protestë mbështetëse për operacionin "Dega e Ullirit" në qarkun Azez ku janë strehuar. 

Ebu Ali, njëri prej protestuesve, në një deklaratë për AA u shpreh se “Ne jemi këtu për t'i dhënë mbështetje Ushtrisë Turke dhe ULS-së (Ushtrisë së Lirë Siriane) për rikthimin në vendet e tyre të 250 mijë civilëve të dëbuar nga Tel Rifati nga PKK-ja. Gjatë dy viteve ne po jetojmë nëpër tenda të cilat nuk na mbrojnë nga të nxehtit e diellit gjatë verës dhe nga të ftohtit gjatë dimrit. Ne kërkojmë nga Recep Tayyip Erdoğan, Ushtria Turke dhe ULS-ja që të hapin një front të ri për shpëtimin edhe të Tel Rifatit, në mënyrë që ne të kthehemi në shtëpitë tona të uzurpuara”, thotë Ebu Ali. 

Një protestues tjetër Ömer el Sin theksoi se “Ne u dëbuam nga tokat tona për shkak të sulmeve dhe terrorizmit të PKK-së të mbështetur nga Rusia. Ne mbështesim operacionet e ULS-së dhe Ushtrisë Turke të cilat do të na kthejnë në shtëpitë dhe tokat tona”. 

Sin theksoi se ata janë të gatshëm që të bien dëshmorë e të realizojnë akte deri sa të kthehen në shtëpitë e tyre. 

Në protestën e organizuar ku morën pjesë rreth 2 mijë civilë, gratë e moshuara në kokat e tyre kishin vendosur degë të ullirit, kurse fëmijët mbanin flamuj të Turqisë.

Elementet terroriste brenda Afrinit, në fillim të vitit 2016 kishin detyruar rreth 250 mijë civilë që të migrojnë nga qarku dhe rrethi i Tel Rifatit, në juglindje të Afrinit.

Civilët nga Tel Rifati ishin strehuar në qarkun Azez, fqinj me rajonin e "Mburojës së Eufratit", i cili është nën kontrollin e opozitarëve. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın