Bota

Fotografitë e masakrave të Asadit përdoren për gënjeshtra rreth Afrinit

Mbështetësit e organizatës terroriste PYD/PKK kanë përdorur imazhe nga dhuna e kryer nga regjimi i Asadit ndaj fëmijeve për të njollosur operacionin e Turqisë në Afrin

Fatma Esma Arslan  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
Fotografitë e masakrave të Asadit përdoren për gënjeshtra rreth Afrinit

Ankara

ANKARA (AA) - Përkrahësist e organizatës terroriste PYD/PKK janë përpjekur të njollosin operacionin "Dega e Ullirit" të kryesuar nga forcat turke në Afrin të Sirisë duke përdorur fotografi të cilat tregojnë tiranitë që regjimi i Asadit ka kryer mbi fëmijët, duke nisur nga përdorimi i armëve kimike e deri tek bllokada, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa fëmijët sirianë vazhdojnë të jenë shënjestër e sulmeve ajore, sulmeve me gaz klorin dhe konflikteve të armatosura që nga viti 2011, përdorimi i kufomave të pafajshme nga llogaritë përkrahëse të terrorizmit për qëllime propaganduese ka shkaktuar që këto veprime të komentohen sikur "kanë tejkaluar çdo normë".

Llogaritë propaganduese kanë gjetur zgjidhjen duke përdorur imazhet e fëmijëve të cilët kanë qenë në objektivin e regjimit gjakatar të Asadit.

Gjithashtu, llogaritë mbështetëse të terroristëve, duke përdorur shumë fotografi të marra në kohë dhe vende të ndryshme me qëllim për të shpifur mbi operacionin "Dega e ullirit", janë përpjekur të përfitojnë më shumë përmes dhimbjes së fëmijëve sirianë.

Në pjesën më të madhe të pamjeve të publikuara me gënjeshtrën se "Forcat turke kanë shënjestruar fëmijët në Afrin", në fakt bëhet fjalë për fëmijë të ciët kanë qenë objektiv i regjimit të Asadit në Halep, Gutën Lindore ose në Homs.

Në fotografitë ku vërehen shqetësimet në sytë e dy fëmijëve motër e vëlla që frikohen nga sulmi ajror dhe të fëmijëve që shohin nga muret e një shtëpie të shkatërruar në Homs, ka rikujtuar edhe një herë dramën e qindra mijëra fëmijëve që kanë qenë në objektivin e regjimit të Asadit.

Gjithashtu, fotografia që organizata terroriste ka përdorur në propagandën e saj njollosëse ku shihet një foshnjë e mbetur nën rrënoja në Halep, rikujton se që nga viti 2011 e deri tani, regjimi i Asadit ka vrarë më shumë se 21 mijë fëmijë.

Edhe trupat e fëmijëve të vdekur në sulmin kimik në vitin 2013 në Gutën Lindore, rajon të cilin Asadi e mban nën bllokadë, janë bërë material për gënjeshtrat e pista të mbështetësve të PYD/PKK-së.

Mbështetësit e PYD/PKK-së kanë provuar shumë mënyra për të njollosur forcat turke, por më së shumti kanë përdorur vuajtjet e fëmijëve sirianë.

- Fëmijët, viktimat më të mëdha të luftës

Nga ana tjetër, një raport i përgatitur nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) me rastin e 20 Nëntorit, Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, ka treguar se dhuna ndaj fëmijëve në Siri ka qenë e para në botë që nga marsi i vitit 2011.

Sipas raportit, të paktën 21.631 fëmijë janë vrarë në sulmet e kryera nga regjimi i Asadit dhe përkrahësit e tij që nga viti 2011.

Ndërkaq, të paktën 127 fëmijë janë vrarë në sulmet e organizatës terroriste PYD/PKK dhe 503 fëmijë të tjerë janë paraburgosur.

Gjithashtu, në raportin ku theksohet se viktimat më të mëdha të luftës civile në vend janë fëmijët, thuhet se për shkak të lutës e cila vazhdon për gati shtatë vite, janë shkatërruar afërsisht 1.378 shkolla dhe kopshte dhe se 3,2 milionë fëmijë janë privuar nga arsimi.

Ndër të tjera, në raportin e rrjetit sirian, armatosja e fëmijëve nga forcat e regjimit dhe organizata terroriste PYD/PKK është vlerësuar si shkelja më e madhe e të drejtave.

"Regjimi i Sirisë armatos fëmijët që nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç dhe përdor këtë situatë duke i ditur nevojat materiale të familjeve. Pas humbjes së fuqisë së regjimit, milicët lokalë të lidhur me regjimin kanë nisur të shtojnë në radhët e tyre pesona nën moshën 18 vjeç. Sipas supozimeve tona, në radhët e milicëve ndodhen të paktën 349 fëmijë", thuhej në raport.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.