Bota

Irak, parlamenti miraton vendimin për dërgimin e ushtrisë në Kirkuk

Parlamenti ka miratuar edhe vendimin për mbylljen e të gjitha kalimeve kufitare të cilat kontrollohen nga Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut

Haydar Hadi  | 25.09.2017 - Përdıtësım : 26.09.2017
Irak, parlamenti miraton vendimin për dërgimin e ushtrisë në Kirkuk

Bagdad

BAGDAD (AA) - Parlamenti i Irakut sot miratoi një vendim për dërgimin dhe vendosjen e forcave ushtarake në Kirkuk dhe rajonet tjera me status të pazgjidhur në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

"Parlamenti solli një vendim që qeveria e Irakut të dërgojë forca ushtarake për t'u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në Kirkuk dhe rajonet tjera që kanë status të pazgjidhur në veri të vendit", thuhet në njoftimin e Parlamentit.

Në njoftim thuhet më tej se Parlamenti ka miratuar edhe vendimin për mbylljen e të gjitha kalimeve kufitare të cilat kontrollohen nga Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut.

Parlamenti gjithashtu miratoi një vendim për të marrë kontrollin e burimeve të naftës në Kirkuk dhe pezullimin e të gjithë nëpunësve civilë të cilët do të votojnë në referendumin e diskutueshëm.

Qeveria, Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e Irakut ndaluan mbajtjen e referendumit, të cilin e kanë dënuar Turqia fqinje dhe Irani si dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare, përveç Izraelit.

Ndryshe, votuesit në zonat e kontrolluara nga qeveria rajonale kurde, përfshirë zonat e kontestuara midis Bagdadit dhe Erbilit, filluan votimin e tyre të hënën në referendumin për shkëputje nga Iraku.

Kryetari i qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani, shpalli mbajtjen e referendumit për pavarësi për më 25 shtator të vitit 2017, pas një mbledhjeje të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor.

Pas shpalljes së referendumit, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, deklaroi se referendumi "shkel kushtetutën dhe nuk do ta njohin rezultatin e tij".

Kushtetuta e Irakut e miratuar në vitin 2005 në nenin 140 parashikon që statusi i Kirkukut të përcaktohet nga një referendum që do të organizohet pasi banorët e dëbuar nga regjimi i Sadam Huseinit të kthehen në qytet dhe të përfundojë regjistrimi i popullsisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın