Bota

Kulla e Ajfelit do të mbrohet me qelq antiplumb

Komuna e Parisit ka miratuar projektin për mbrojtjen e Kullës së Ajfelit me qelq antiplumb

Rahmi Gündüz  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Kulla e Ajfelit do të mbrohet me qelq antiplumb

Paris

PARIS (AA) - Këshilli Komunal i Parisit ka miratuar projektin për mbrojtjen e simbolit të Francës, Kullës së Ajfelit (Eiffel Tower), me qelq antiplumb, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në mbledhjen e Këshillit të Kuvendit Komunal, me votim unanim është pranuar ndryshimi që do të ndërmerret kundër sulmeve terroriste. 

Në vendimin e komunës theksohet se "në një periudhë kur kërcënimi nga terrori është rritur, siguria e kullës është më e rëndësishme se kurdoherë më parë". 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın