Bota

OBSH: Epidemia e futhit të vogël në Evropë është tragjedi

Vitin e kaluar numri i të sëmurëve u rrit për katër herë, me mbi 20.000 raste të regjistruara dhe 35 raste me pasoja fatale

Alma Çekovic  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 20.02.2018
OBSH: Epidemia e futhit të vogël në Evropë është tragjedi

Londër

LONDËR (АА) – Në Evropë gjatë vitit 2017 është vërejtur rritje e madhe e të sëmurëve nga morbilet (fruthi i vogël), që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron si tragjedi, meqë në vitin 2016 u regjistrua një rekord i ulët prej 5.273 rasteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vitin e kaluar numri i të sëmurëve u rrit për katër herë, me mbi 20.000 raste të regjistruara dhe 35 raste me pasoja fatale.

Siç thekson BBC, në 15 vende evropiane, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe, janë regjistruar epidemi, ndërsa më së shumti raste ka në Rumani, Itali dhe Ukrainë.

Ekspertët pohojnë se epidemia e kësaj sëmundje infektuese virusale vazhdon të përhapet për shkak të rënies së imunitetit.

Edhe përkundër asaj se artikulli para 20 viteve në të cilën thuhet se vaksina MMR mund të shkakton autizëm disa herë është demantuar, është prishur besimi në efikasitetin e vaksinës tek një pjesë e popullatës botërore.

“Fruthi i vogël është virusal, sëmundje shumë infektuese nga grupi i etheve, që kryesisht godet fëmijët dhe mund të parandalohet nga vaksina MMR, theksojnë ekspertët.

Që popullata të mbrohet nga kjo, por edhe nga sëmundjet tjera infektuese, nevojitet mbulimi prej 95 për qind.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın