Bota

Putin: Irani, fqinj i mirë dhe partner i besueshëm i Rusisë

Moska dhe Teherani kanë marrëdhënie diplomatike që datojnë nga mbi 500 vjet më parë, deklaroi presidenti rus Putin

Diyar Güldoğan  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Putin: Irani, fqinj i mirë dhe partner i besueshëm i Rusisë

Moskë

MOSKË (AA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi të martën se “Irani është një fqinj i mirë dhe partner i besueshëm”, raporton Anadolu Agency (AA).

”Kemi vendosur marrëdhënie diplomatike mbi 500 vjet më parë. Për Rusinë, Irani është një fqinj i mirë, dhe një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm”, tha Putin gjatë një takimi me homologun e tij iranian Hassan Rouhani në Moskë.

Presidenti rus tha se Moska dhe Teherani kanë një bashkëpunim në më shumë fusha përfshirë ekonominë.

"Mjafton të them se vitin e kaluar tregtia jonë u rrit me 70 për qind, që është një arritje e jashtëzakonshme duke marrë parasysh vështirësitë aktuale ekonomike", tha Putin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın