Bota

SHBA e zhgënjyer nga referendumi i Administratës Rajonale Kurde në Irak

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se SHBA është thellësisht e zhgënjyer me vendimin për referendumin e Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut

Muhammed Bilal Kenasari  | 26.09.2017 - Përdıtësım : 26.09.2017
SHBA e zhgënjyer nga referendumi i Administratës Rajonale Kurde në Irak

Washington

WASHINGTON (AA) - Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se SHBA është thellësisht e zhgënjyer me vendimin për referendumin e Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështjen zëdhënësja Nauert tha: "SHBA është thellësisht e zhgënjyer nga vendimi i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut për të organizuar referendum për pavarësinë e njëanshme, përfshirë edhe territoret e jashtme".

"Për shkak të këtij referendumi jodetyrues nuk do të ketë ndikime në marrëdhëniet historike mes SHBA-ve dhe popullit të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, por se ky hap i hedhur do të rrisë destabilitetin dhe vështirësitë në rajonin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut dhe popullit", thuhet ndër të tjera në deklaratë, duke vënë theksin se ky referendum do të ketë ndikim mbi marrëdhëniet e Administratës Rajonale Kurde të Irakut me fqinjët e tij dhe Irakun.

Nauert tërhoqi vëmendjen se përderisa vazhdon lufta kundër DEASH-it "grupet ekstremiste" mund të shfrytëzojnë këtë proces.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se "SHBA-të mbështesin një Irak të bashkuar, federal, demokratik dhe të begattë. SHBA do të shohë mundësitë për të ndihmuar që irakianët të arrijnë këto qëllime dhe të rregullojnë kushtetutën në këtë drejtim".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın