Bota

Sulm me bombë në treg në Somali, të paktën 20 të vrarë

Ekziston frika për rritjen e numrit të të vdekurve për shkak se në mesin e të plagosurve ka që janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Ekip  | 19.02.2017 - Përdıtësım : 20.02.2017
Sulm me bombë në treg në Somali, të paktën 20 të vrarë ( Sadak Mohamed - Anadolu Agency )

Mogadishu

MOGADISHU (AA) – Së paku 20 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në pjesën perëndimore të kryeqytetit të Somalisë, me konkretisht në qarkun Medina të Mogadishus, njoftoi zëdhënësi i kryetarit të qytetit, Abdul Fettah Al-Haleni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka thënë ai, numri i të plagosurve është me dhjetëra, për të shtuar se ekziston frika për rritjen e numrit të të vdekurve për shkak se në mesin e të plagosurve ka që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Komandanti i policisë, Mohamed Hussein tha se shpërthimi i fuqishëm, i cili besohet të jetë shkaktuar nga një makinë bombë ka shkatërruar dyqane dhe tezga të shumta.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın