Bota

TIKA trajnim policisë meksikane për hetimin e krimeve kibernetike

Kursi është zhvilluar në kuadër të "Projektit Ndërkombëtar për Bashkëpunimin rreth Trajnimit të Policisë", i zhvilluar nga Kryesia e TIKA-s dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Turqisë

Nazlı Yüzbaşıoğlu  | 28.05.2017 - Përdıtësım : 29.05.2017
TIKA trajnim policisë meksikane për hetimin e krimeve kibernetike   Burimi: TIKA

Ankara

ANKARA (AA) - Policisë meksikane i është ofruar një kurs për hetimin e krimeve kibernetike, trajnim ky i cili është zhvilluar në kuadër të "Projektit Ndërkombëtar për Bashkëpunimin rreth Trajnimit të Policisë", i zhvilluar nga Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Turqisë, raporton Anaadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga TIKA theksohet se është zhvilluar një kurs për hetimin e krimeve kibernetike për 25 policë meksikanë, me qëllim ndarjen e përvojave të ndërsjella mes anëtarëve të policisë, ndërgjegjësimin e përbashkët në luftën kundër krimit dhe arritjen e unifikimit në terminologjinë e policive të dy vendeve.

Në kursin për policët meksikanë janë dhënë trajnime të ndryshme pamore dhe praktike si bazat e komunikimit me rrjetin, teknikat e kërkimit në burimet e hapura, inxhinieri sociale, shtojcat e skanimit, mënyrat e fshehjes, hetimet rreth ngjarjeve, etj.

Në ceremoninë e dhënies së certifikatave pas përfundimit të kursit morën pjesë kryetari i Zyrës së TIKA-s për Azinë lindore-jugore, Paqësorin dhe Amerikën Latine, Dr. Rahman Nurdun, Zv.kryetari i akademisë së policisë, Ufuk Ayhan, zv.kryetari i departamentit të luftës kundër krimit kibernetik, Erdal Çetinkaya, koordinatori i programit të TIKA-s për Meksikë,n Muhammed Ünal, trajnuesit si dhe zyrtarët të policisë meksikane. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın