Bota

Trump pranon dorëheqjen e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan Trump tha se ka pranuar dorëheqjen e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer dhe që në vend të tij është emëruar zv/zëdhënësja Sarah Sanders

Hakan Çopur  | 22.07.2017 - Përdıtësım : 23.07.2017
Trump pranon dorëheqjen e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

Washington

WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump njoftoi se ka pranuar dorëheqjen e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer dhe që në vend të tij është emëruar zv/zëdhënësja Sarah Sanders, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në dy njoftime me shkrim nga Shtëpia e Bardhë u dhanë detaje lidhur me ndryshimet në pozitën e zëdhënësit.

Spicer i cili mori pozitën menjëherë pas fillimit të detyrës së Trumpit në Zyrën Ovale dha dorëheqje në orët e mëngjesit, kurse Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump ka pranuar këtë dorëheqje në orët e mbrëmjes.

“Jam mirënjohës ndaj Sean për shërbimet e tij”

Në deklaratë thuhet se Trump ka thënë se “Në emër të qytetarëve dhe administratës amerikane jam mirënjohës për shërbimet e Sean Spicer”.

Pas emërimit të Anthony Scaramucci si Drejtor i Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë nga Trump, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer dha dorëheqje nga pozita e tij.

Sanders, zëdhënëse e re

Ndërkaq në një deklaratë tjetër me shkrim nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se në vend të Spicer është emëruar ndihmësja e tij, Sarah Sanders.

Sanders po ashtu do ta menaxhojë Zyrën për Media të Shtëpisë së Bardhë.

“Sarah, si një zv/zëdhënëse ka treguar një punë të mrekullueshme për të përçuar mesazhin e administratës tonë tek populli amerikan. Edhe në pozitën e re të saj do të vazhdojë t’i tregojë popullit progreset e arritura”, ka thënë Trump lidhur me zëdhënësen e re Sanders.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.