Bota

Ushtarët izraelitë arrestojnë gazetarin palestinez

Bashkëshortja e Avad ka theksuar se ushtarët izraelitë duke thyer derën kanë bastisur shtëpinë e tyre e cila ndodhet në zonën Budrus, në perëndim të Ramallahut dhe se kanë arrestuar bashkëshortin e saj

Said İbicioğlu  | 26.09.2017 - Përdıtësım : 27.09.2017
Ushtarët izraelitë arrestojnë gazetarin palestinez

Ramallah

RAMALLAH (AA) - Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor nën pushtim kanë arrestuar gazetarin palestinez Abdurrahman Avad, raporton Anadolu Agency (AA).

Sina Abdulhafiz, bashkëshortja e Avad në një deklaratë për AA ka theksuar se ushtarët izraelitë në orët e para të mëngjesit duke thyer derën kanë bastisur shtëpinë e tyre e cila ndodhet në zonën Budrus, në perëndim të Ramallahut dhe se kanë arrestuar bashkëshortin e saj.

Ajo tha se ushtarët izraelitë kanë kryer kontroll në shtëpi dhe se nuk kanë dhënë informacion në lidhje me arsyen e arrestimit. Ndërsa edhe ushtria izraelite nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Abdurrahman Avad, punon si gazetar në agjencinë palestineze të lajmeve SAFA. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.