Ekonomi, BALLKANI

Tentativa për grusht shteti nga FETO godet edhe turizmin në Maqedoni

Sipas të dhënave nga kompanitë turisitke në vend, është vërejtur rënie për 40 përqind në numrin e turistëve turq në Maqedoni në periudhën pas 15 korrikut, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë

Ekip  | 16.02.2017 - Përdıtësım : 16.02.2017
Tentativa për grusht shteti nga FETO godet edhe turizmin në Maqedoni

Shkup

SHKUP (AA) - Tentativa për grusht shteti në Turqi më 15 korrik nga Organizata Terroriste FETO, ka ndikuar negativisht edhe në sektorin e turizmit në Maqedoni, vend ky në të cilin gjenden monumente nga periudha osmane, për ç'arsye edhe turistë nga Turqia shprehin interesim gjatë çdo periudhe të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga kompani turistike që veprojnë në Maqedoni, pas 15 Korrikut, një numër i madh i turistëve turq kanë anuluar rezervimet e tyre, ndërkohë që edhe shumë kongrese dhe konferenca janë anuluar nga ana e organizatorëve.

Maqedonia, e cila vitin e kaluar është vizituar nga më shumë se 500 mijë turistë, krahas kryeqytetit - Shkupit, në të cilin gjenden monumente të rëndësishme osmane, posedon destinacione të rëndësishme turistike, siç është qyteti i Ohrit, i famshëm për nga bukuritë natyrore dhe historike.

Trojet e Rumelisë, në të cilat shteti osman ishte i pranishëm për afër gjashtë shekuj, tërheq interesimin e turistëve turq në çdo periudhë të vitit. Turistët turq, të cilët dëshirojnë t'i vizitojnë trojet e paraardhësve të tyre, në programet e tyre kanë edhe Maqedoninë, e njohur me xhamitë e saj historike, urat, hanet, hamamet dhe shatërvanet e saj.

Megjithatë, përshkak të kushteve të krijuara pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik nga FETO, në numrin e turistëve turq që vizitojnë Maqedoninë është shënuar rënie e konsiderueshme. Sipas të dhënave nga kompanitë turisitke në vend, është vërejtur rënie për 40 përqind në numrin e turistëve turq në Maqedoni në periudhën pas 15 korrikut, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Përgjegjës të kompanive turistike thonë se rezervimet e bëra për periudhën pas 15 korrikut ishin anuluar, ndërkohë që disa kongrese dhe konferenca që do të organizoheshin nga organizatorë turq po ashtu ishin hequr nga planprogrami.

Ata theksojnë se edhe krahas të gjitha zhvillimeve, prapëseprapë kanë shpresa nga sezoni i ri, duke shprehur më tej besim se me vazhdimin e luftës kundër FETO-s edhe në Maqedoni dhe shtetet e tjera, krahas Turqisë, do të gjallërohet turizmi dhe se turistët turq do të vijnë sërish në Maqedoni pas referendumit në Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın