Turqia

Erdoğan: Forcimi i rrethimit rreth qendrës së Afrinit në ditët në vijim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara deklaroi se në ditët e ardhshme do të fillojë forcimi i rrethimit rreth qendrës së Afrinit

Atakan Çelik  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 20.02.2018
Erdoğan: Forcimi i rrethimit rreth qendrës së Afrinit në ditët në vijim Foto: Murat Kaynak / AA

Ankara

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara deklaroi se në ditët e ardhshme do të fillojë forcimi i rrethimit rreth qendrës së Afrinit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan sot iu drejtua anëtarëve të klubit të përfaqësuesve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në parlament dhe me këtë rast komentoi mbi ngjarjet aktuale.

"Për ne është shumë e rëndësishme që ne në çdo vend ku bëjmë një hap të jetë i sigurtë. Në të njëjtën kohë, duhet kohë për përgatitje të caktuara në terren. Në ditët në vijim në mënyrë më të shpejtë do të fillojmë me shtrëngimin e rrethimit rreth qendrës së Afrinit", ka thënë Erdoğan.

Presidenti i Turqisë rikujtoi se në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", e cila filloi më 20 janar, janë neutralizuar të paktën 1.715 terroristë.

"Askush nuk duhet të harrojë një realitet. Ne nuk kemi shkuar atje për të rrënuar dhe shkatërruar këdo që ndhodhet para nesh. Ne kemi hyrë këtu për ta bërë këtë hapësirë ​​të sigurtë dhe të përshtatshme për jetesë të qindra mijëra banorëve të rajonit që janë në vendin tonë", tha Erdoğan.

Ai theksoi se Turqia operacionet ushtarake i konsideron si opsionin e fundit të mundshëm dhe se me vite ishte në pritje të dhënies fund nga rrreziku i organizatave terroriste kundër Turqisë.

"Në momentet kur prisnim që rreziku të zvogëlohej, ai u rrit. Kaloi kufijtë tanë dhe shkaktoi dëme brenda vendit tonë. Nuk kishim zgjidhje tjetër, përveç të nisim operacionin", tha Erdoğan.

"Rajoni që kemi pastruar nga elementet terroriste gjatë ofensivës 'Mburoja e Eufratit' është bërë një vend i sigurtë për ne dhe për banorët e këtij rajoni. Nëse i kushtoni vëmendje, pasi ky rajon u pastrua nga terroristët, kanë marrë fund edhe sulmet e terroristëve të DEASH-it ndaj vendit tonë", tha Erdoğan.

"Kështu do të jetë edhe në Afrin, Idlib, Munbixh. Njëjtë do të jetë edhe në lëvizjet deri në Tel Abayda e deri në Kamisli. Lufta jonë do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit nga rajoni", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın