Kulturë

Nesër fillon Festivali i Filmit në Kanë

Qyteti është zbukuruar me afishe ku janë vendosur edhe tribuna në të cilat do të mbahen aktivitete gjatë festivalit më prestigjioz të filmit në botë, që zgjat deri më 28 maj

Vesna Besiç  | 16.05.2017 - Përdıtësım : 16.05.2017
Nesër fillon Festivali i Filmit në Kanë Fotoreporter: Mustafa Yalçın/AA

Kanë

KANË (AA) – Në vazhdim janë përgatitjet për Festivalin e 70-të të Filmit në Kanë (Cannes) që fillon nesër, raporton Anadolu Agency (AA). 

Qyteti është zbukuruar me afishe ku janë vendosur edhe tribuna në të cilat do të mbahen aktivitete gjatë festivalit më prestigjioz të filmit në botë, që zgjat deri më 28 maj. 

Afër bulevardit Croisette ku do të kalojnë ekipet e filmit për arsye sigurie është vendosur gardh hekuri. Festivali do të hapet me filmin "Ismael's Ghosts", i regjisorit francez Arnaud Desplechin. 

Fytyra kryesore e festivalit të sivjetme të filmit në Canne është aktorja e famshme italiane Claudia Cardinale. 

Kryetar i jurisë së sivjemë do të jetë Pedro Almodovar, ndërsa aktorja e famshme italiane Monica Belluci për herë të dytë pas vitit 2003, do të udhëheq solemnitetin e hapjes dhe mbylljes së Festivalit në Canne.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın