Kulturë

Ukraina ndalon pjesëmarrjen e përfaqësueses ruse në Eurovizon

Zëdhënësja e shërbimit ukrainas të sigurisë, Olena Gitlanska, tha se Samoylovas i është shqiptuar një ndalesë tre vjeçare

Ekip  | 22.03.2017 - Përdıtësım : 23.03.2017
Ukraina ndalon pjesëmarrjen e përfaqësueses ruse në Eurovizon

Moskë

MOSKË (AA) - Shërbimi ukrainas i sigurisë ka shqiptuar një ndalesë të pjesëmarrjes së përfaqësueses ruse Yuliya Samoylova në garën e sivjetme të këngës së Eurovizionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përzgjedhja e Rusisë për garën e sivjetshme muzikore e cila do të mbahet në Kiev në datat 11-13 maj ka qenë këngëtarja 27 vjeçare Yulia Somoylova, por ajo më vonë ka mbajtur një turne në Krimenë e aneksuar nga Rusia, në territorin e së cilës ka hyrë pa kaluar në kufirin zyrtar.

Sipas ligjit ukrainas, kjo lejon autoritetet e vendit t’ia ndalojnë hyrjen në shtet.

Zëdhënësja e shërbimit ukrainas të sigurisë, Olena Gitlanska, shkroi të mërkurën në profilin e saj në Facebook se Shërbimi i ka shqiptuar Samoylovas një ndalesë për hyrje në shtet në kohëzgjatje prej tre vitesh, “në bazë të informatave që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit të Ukrainës”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.