Kulturë

Violinisti Shkëlzen Doli koncert në Tiranë

Pjesë e koncertit "Shkëlzen Doli – Albanian Soul" ishin edhe instrumentistë nga Filarmonia e Vjenës

Fatjon Cuka  | 23.09.2017 - Përdıtësım : 24.09.2017
Violinisti Shkëlzen Doli koncert në Tiranë Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Violinisti Shkëlzen Doli ka mbajtur përsëri një koncert në Tiranë, duke mbledhur në sheshin "Skënderbeu", qindra artdashës të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi i koncertit ka filluar me interpretimin e pjesëve nga muzika shqiptare, ndërsa nuk kanë munguar edhe pjesë të zgjedhura nga muzika klasike botërore.

Pjesë e koncertit "Shkëlzen Doli – Albanian Soul" ishin edhe instrumentistë nga Filarmonia e Vjenës.

Violinisti shqiptar Shkëlzen Doli, anëtar i Filarmonisë së Vjenës, është ideatori dhe udhëheqës artistik i projektit “Shkëlzen Doli – Albanian Soul”, duke synuar që një eveniment të tillë artistik ta kthejë në një traditë të përvitshme në Tiranë, por dhe në qytete brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Doli mbajti një koncert për artdashësit e kryeqytetit të Shqipërisë edhe në fillim të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın