Politikë

Kosova më 11 qershor shkon në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, mori vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më datë 11 qershor 2017

Sibel Vezaj  | 11.05.2017 - Përdıtësım : 12.05.2017
Kosova më 11 qershor shkon në zgjedhje të parakohshme Fotoreporter: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA)- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mori vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më datë 11 qershor 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga Presidenca e Kosovës bëhet e ditur se pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me kompetencat e dala nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës, Thaçi ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më datë 11 qershor 2017.

Thaçi me këtë rast ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që “edhe gjatë kësaj periudhe tranzitore të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës”.

Ai po ashtu ka kërkuar nga partitë politike që “edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke dëshmuar edhe njëherë se Kosova mbetet shembull në rajon për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”.

Në komunikatë bëhet e ditur se Thaçi po ashtu ka dërguar ftesë tek Bashkimi Evropian, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile në Kosovë që të bëjnë monitorimin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

"Një proces i ndershëm, demokratik dhe i pranuar nga të gjithë duhet të jetë pikësynimi jonë i përbashkët", ka thënë Thaçi.

Ndryshe, të mërkurën Kuvendi i Republikës së Kosovës me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenim votoi për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, ku Qeveria e Kosovës u rrëzua dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın