Politikë

Kroaci, Grabar-Kitaroviç dhe Zeman nuk pajtohen për Kosovën në NATO

Të dy presidentët përveç çështjeve bilaterale, biseduan edhe për shumë tema siç janë zgjerimi i NATO-s dhe BE-së në rajon, gjendja e Bashkimit Evropian dhe kriza migratore

Stipe Mayiç  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Kroaci, Grabar-Kitaroviç dhe Zeman nuk pajtohen për Kosovën në NATO ( Stipe Mayiç/AA )

Zagreb

ZAGREB (AA) – Presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidenti i Repiblikës së Çekisë Millosh Zeman nuk u pajtuan sot në Zagreb rreth mbështetjes së rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dy presidentët përveç çështjeve bilaterale, biseduan edhe për shumë tema siç janë zgjerimi i NATO-s dhe BE-së në rajon, gjendja e Bashkimit Evropian dhe kriza migratore.

Zeman dhe Grabar – Kitaroviç pas takimit njoftuan se kanë biseduar edhe për Brexit-in, terrorizmin dhe gjendjen në BE.

“Republika Çeke i jep mbështetje integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe NATO”, porositi presidenti Zeman dhe shtoi se "Çekia mbështet hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen". 

Në pyetjen a e mbështet hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe zgjerimin e NATO-s në këtë hapësirë, Zeman tha se “Mendimi im personal vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk vlen për Kosovën meqë nuk jam i sigurtë nëse Kosova i përket NATO-s”. 

Presidentja Kolinda Grabar – Kitaroviç u përgjigj se Kroacia angazhohet për zgjerim, gjegjësisht konsolidimin e BE-së në hapësirën e Evropës Juglindore, por edhe NATO-s për të gjitha ato shtete që e dëshirojnë atë. 

“Në këtë moment Serbia këtë nuk e dëshiron, por ndoshta një ditë do të dojë”, tha Kolinda Grabar Kitaroviç.

Presidenti çek Zeman porositi se është “kundër BE-së me shumë shpejtësi”. 

“Evropa duhet të jetë unike, nuk mund të ketë dy apo më shumë shpejtësi meqë kjo është tërëissht e pamundur, sepse kjo do të thoshte shumë shpejtësi”, tha ai. 

Zeman konsideron se brenda katërshës së Vishegradit, së bashku me Kroacinë duhet të angazhohet edhe Austria duke ofruar zgjidhje të tyre për krizën migratore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın