Sport

Christian Panucci zyrtarisht trajner i ri i Kombëtares së Shqipërisë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një konferencë për mediat në ambientet e FSHF-së ka prezantuar sot trajnerin e ri

Fatjon Cuka  | 19.07.2017 - Përdıtësım : 20.07.2017
Christian Panucci zyrtarisht trajner i ri i Kombëtares së Shqipërisë ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Christian Panucci është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, raporton Anadolu Agency (AA). 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një konferencë për mediat në ambientet e FSHF-së ka prezantuar sot trajnerin e ri.

Duka gjatë konferencës për mediat u shpreh se FSHF ka marrë vendimin më të mirë, duke shtuar se "është zgjedhur një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror".

Ish-futbollisti i njohur i cili ka qenë pjesë e skuadrave Milan, Real Madrid, Inter, etj, ka nënshkruar sot kontratën për të drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë deri në vitin 2020, me të drejtë rinovimi dhe do të zëvendësojë ish-trajnerin Gianni De Biasi, i cili rreth një muaj më parë dha dorëheqjen.

"Jam i nderuar që jam trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë. Falënderoj presidentin Duka që më ka besuar këtë detyrë që po më jep emocione të mëdha dhe njëkohësisht edhe një përgjegjësi të madhe për këtë vend që po rritet shumë në futboll. Jam i bindur se kemi një skuadër shumë të mirë, se ky vend mund të më dhurojë mua dhe stafit tim njohje në arenën ndërkombëtare", u shpreh Panucci.

Kombëtarja e Shqipërisë me ndeshjet kualifikuese për "Botërorin 2018" të zhvilluara deri tani ndodhet në vendin e tretë në grupin G me nëntë pikë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.