Sport

Guardiola: Kurrë nuk do të kthehem në Barcelonë

"Kurrë nuk do të kthehem në Barcelonë si trajner. Periudha ime atje ka përfunduar", ka thënë Guardiola

Dejan Maksimoviç  | 18.02.2017 - Përdıtësım : 19.02.2017
Guardiola: Kurrë nuk do të kthehem në Barcelonë

Manchester

MANCHESTER (AA) – Josep Guardiola ka deklaruar për mediat britanike se kurrë nuk do të kthehet në Barcelonë si trajner. Arsyeja për këtë temë ishte presioni i madh nën të cilin ndodhet Luis Enrique, trajneri aktual i "Barcës", raporton Anadolu Agency (AA).

Pas disfatës nga Paris Saint-Germain 4:0 në ndeshjen e parë të së tetës të finales në Paris, Enrique u gjet nën sulmin e opinionit katalonas. Natyrisht, menjëherë u shfaqën edhe spekulimet mediatike se ekziston mundësia që, nëse ndodh ndërrimi i Enrique, Guardiola përsëri të ulet në stolin e Barcelonës, klubit me të cilin ai madje fitoi 14 trofe dhe në të cilin ka filluar karrierën e tij si lojtarë dhe më vonë si trajner.

"Kurrë nuk do të kthehem në Barcelonë si trajner. Periudha ime atje ka përfunduar", shkurt dhe qartë ka thënë Guardiola, pastaj iu kthye kupës FA, në të cilën sot City do të ndeshet në të tetën e finales me Huddersfield Town:

"Në Spanjë, kemi luajtur dy ndeshje në kupën e Mbretit. Unë preferoj një sistem të tillë të garës. Ndoshta për shkak të numrit të madh të ndeshjeve, do të ishin të mira kohët shtesë dhe penaltitë. Por, në rregull, nuk jam këtu që të vendos në lidhje me rregullat sipas të cilave do të luhet, këtu jam për të luajtur në garat për të cilat vendim kanë sjellur drejtuesit e saj".

Ndeshja Huddesrfield Town – Manchester City do të luhet sot në stadiumin John Smith me fillim në orën 16:00. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.