Sport

Lebron James bëhet koshashënuesi më i mirë në historinë e NBA Playoffs

Ylli i ekipit Cleveland Cavaliers në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), Lebron James ka arritur të bëhet koshashënuesi më i mirë në historinë e Playoff-it në NBA

Selçuk Acar  | 26.05.2017 - Përdıtësım : 27.05.2017
Lebron James bëhet koshashënuesi më i mirë në historinë e NBA Playoffs

New York

NEW YORK (AA) - Ylli i ekipit Cleveland Cavaliers në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), Lebron James ka arritur të bëhet koshashënuesi më i mirë në historinë e Playoff-it në NBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e pestë kundër Boston Celtics në finalen e Konferencës Lindore, kampioni i fundit Cleveland Cavaliers doli fitues me rezultatin 135-102, duke e ngritur rezultatin e serisë së ndeshjeve në 4-1, për t'u kualifikuar në finalen kundër fituesit të finales në Konferencën Perëndimore, Golden State Warriors.

Në këtë ndeshje, James ka shënuar 29 pikë, duke rritur numrin e pikëve totale të shënuara në Playoff në 5.989, për t'u bërë kështu koshashënuesi më i mirë në historinë e Playoff-it. Me këtë rekord, James ka lënë prapa basketbollistin legjendar Michael Jordan, i cili me 5.987 pikë mbante epitetin koshashënuesi më i mirë në NBA Playoffs.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.