Turqia

"Erdoğan të nderohet me Çmimin Nobel për Paqe"

Vlerësohet se Erdoğan duhet t'i ndahet ky çmim për "luftën kundër rendit botëror në të cilin i forti shkel të dobëtin, për kontributet për njerëzimin dhe për ngritjen e zërit për njerëzit e persekutuar"

Gülsüm İncekaya  | 26.09.2017 - Përdıtësım : 26.09.2017
"Erdoğan të nderohet me Çmimin Nobel për Paqe" Foto: Murat Kula / AA

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të Ombudsmanëve (Avokatët e Popullit) që po mbahet në Stamboll, kanë bërë thirrje që Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, t'i jepet Çmimi Nobel për Paqe për përkrahje dhe kontribut për njerëzit e shtypur dhe për njerëzimin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që Presidentit Erdoğan duhet t'i ndahet ky çmim për "luftën kundër rendit botëror në të cilin i forti shkel të dobëtin, për kontributet për njerëzimin dhe për ngritjen e zërit për njerëzit e persekutuar".

Ndryshe, Konferenca Ndërkombëtare e Ombudsmanëve, e cila filloi dje, vazhdon sot me temën "Racizmi, ksenofobia dhe retorika e urrejtjes". Në konferencë marrin pjesë 80 përfaqësues nga institucionet e Avokatit të Popullit nga 50 shtete, përfshirë edhe shtetet e rajonit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın