Turqia

Nisin hetimet për të dyshuarit që hapën pankartën, ku Erdoğan tregohet si objektiv

Prokuroria e Përgjithshme e Republikës në Stamboll njofton se ka hapur hetim për të dyshuarit lidhur me pankartën e hapur më 25 mars, në mitingun për “Jo” ndaj referendumit

Muhammed Enes Can  | 27.03.2017 - Përdıtësım : 27.03.2017
Nisin hetimet për të dyshuarit që hapën pankartën, ku Erdoğan tregohet si objektiv

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Ka nisur hetimi lidhur me të dyshuarin apo të dyshuarit që hapën pankartën në mitingun për “Jo” në Zvicër, ku si shënjestër u tregua presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit njofton se ka hapur hetim për të dyshuarit lidhur me pankartën e hapur më 25 mars, në mitingun për “Jo” ndaj referendumit të organizuar në kryeqytetin e Zvicrës në Bern, në “Sheshin e Parlamentit” nga grupe ku përfshiheshin edhe grupet terroriste PKK, DHKP-C dhe YPG. 

Në pankartë me sfond të zi kishte fotografi të Erdoğan-it dhe i ishte drejtuar një armë ku shkruante "Kill Erdogan”, ("Vrite Erdoğan"-in) dhe poshtë saj “Me armët e veta”.

Mësohet se të dyshuarit për hapjen e pankartës në fjalë do të procedohen penalisht për veprat “anëtarësim në organizata terroriste”, “fyerje ndaj presidentit” dhe “bërja e propagandës së organizatës terroriste”.

Sipas udhëzimit me shkresë të dërguar nga Prokuroria për në Drejtorinë e Policisë së Stambollit, në bazë të hetimit të hapur, u kërkua që të konstatohen identitetet dhe të dhënat personale të të dyshuarve që hapën pankartën në fjalë, dhe që ata t’i dërgohen Prokurorisë së Përgjithshme.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın