Ali Cura
15 Shkurt 2016•Përditësim: 16 Shkurt 2016
KIEV (AA) - Trajnimi ushtarak i nisur në Krime nga ana e Rusisë me udhëzimet e presidentit Vladimir Putin, konfirmoi se gadishulli ka një përparësi që të bëhet "bazë ushtarake" për Kremlinin. Trajnimi tregon arsyet për armatimin e gadishullit me transferimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të shumta në Krime, raporton Anadolu Agency (AA).
Krimeja e cila me fjalën e Putinit u pushtua "pa humbur gjak", përparon në rrugën për tu bërë baza ushtarake më e madhe e Rusisë në Detin e Zi. Edhe pse Perëndimi është munduar që ta dënojë Rusinë me anë të sanksioneve në përgjigje të vendimit të tyre për aneksimin e njëanshëm të Krimesë, Moska zyrtare duke i injoruar sanksionet i përforcon elementet ushtarake të saj.
Trajnimi gjithëpërfshirës i nisur nga ana e liderit rus Vladimir Putin më 8 shkurt në mënyrë të papritur për të kontrolluar gatishmërinë luftarake të njësisë ushtarake të rajonit jugor, i dha moral qeverisjes së Krimesë e cila është nën kontrollin e Rusisë. Theksohet se mjetet ushtarake dhe armët të cilat janë transferuar në gadishull me anë të trajnimit për ta përforcuar Krimenë do të mbeten aty.
Në trajnimin ku morën pjesë edhe njësitë ushtarake të rajonit qendror, në mënyrë të mbyllur iu tha Ukrainës "Mos iu afro Krimesë". Zëvendës kryeministri i supozuar i Republikës së Krimesë, Mihail Sheremet i cili vepron në harmoni me Moskën, duke mbrojtur qëndrimin se të gjitha njësitë ushtarake kanë treguar vullnetin e duhur kundër elementeve të armatosura të cilat e kërcënojnë kufirin e Rusisë, premtoi që në të ardhmen do ta përforcojnë edhe më shumë forcën ushtarake në gadishull.
Nga ana tjetër shpallja e mobilizimit në gadishull e cila filloi me trajnim dhe përhapjen e informacioneve se nga gadishulli do të dërgohen ushtarë në njësitë ushtarake ruse në Siri, shkaktoi shqetësim tek populli i Krimesë. Shqetësimet në fjalë i verifikojnë edhe burimet ushtarake në Ukrainë, por edhe politikanët e Krimesë.
Zëdhënësi i Operacioneve Anti-terroriste të Presidencës së Ukrainës, Andrey Lisenko, informacionet në lidhje me trajnimet e Rusisë në Krime i ndau me publikun. Sipas Lisenko-s në trajnim morën pjesë 900 mjete ushtarake, 50 anije, 200 avionë dhe helikopterë dhe 8 mijë e 500 ushtarë. Ai duke theksuar se thirrja për mobilizim ende po vazhdon theksoi se busulla për rekrutimin e banorëve të Krimesë vazhdon.
Sipas informatave të kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Tatarëve të Krimesë dhe deputeti ukrainas Rifat Çubarov nga burimet e tij, personave deri në moshën 50 vjeç iu është dërguar thirrje nga ushtria ruse, atyre të cilëve nuk e pranojnë thirrjen janë detyruar të nënshkruajnë letër.
Edhe deklaratat zyrtare të bëra nga qeverisja e kontrolluar nga Rusia në Krime mbështet këto detyrime. Komisioneri Ushtarak i Krimesë Anatolija Maloletko, menjëherë pas trajnimit dha një deklaratë ku i paralajmëroi ata të cilët nuk morën pjesë në trajnime ushtarake ose refuzuan të marrin pjesë. Maloletko dërgoi një mesazh duke thënë se: "Ky është mobilizim për trajnim. Nuk mund të thuhet se është mobilizim i përgjithshëm. Por ky mobilizim është një gjë e vogël e cila duhet të bëhet patjetër në një periudhë kur duhet të kryhet".
Sipas informacioneve të marrë nga qytetarët e rajonit, vërehet një lëvizshmëri serioze në njësitë ushtarake në Krime në ditët e fundit. Theksohet se mbi gadishull lëviznin helikopterët në mënyrë të rregullt, dhe se nga qyteti Kerç e deri në Simferopol në çdo vend gjenden automjete ushtarake.