Malik Hasa
04 maj 2017•Përditësim: 05 maj 2017
TIRANË (AA) – Fondacioni Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), ka zhvilluar sot një aktivitet për dhënien e 125 bursave inkurajuese për studentë të degëve të ndryshme nga Shqipëria, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin e mbajtur në këtë aktivitet, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, ka thënë se aktivitete të kësaj natyre janë zhvilluar që prej vitit 2014 dhe shtoi se këtë vit për herë të parë ka një numër kaq të lartë të studentëve që u ofrohen bursa inkurajuese.
"Fondacioni ALSAR është duke punuar në këtë zbrazëti që ka vendi për të ndihmuar çdokënd që ka nevojë për ndihmë’, tha Gurra dhe më pas duke dhënë shifra lidhur me studentët që ata ndihmojnë shtoi se fondacioni që ai drejton krahas bursave për studentët në fusha të ndryshme, ka programe trajnime dhe për mësimin e gjuhëve të huaja, duke veçuar këtu gjuhën turke. Ai tha se fondacioni jep kurse të kësaj gjuhe në Tiranë dhe Konispol.
I pranishëm në këtë aktivitet, nën kryetar i Bashkisë së Tiranës, Abas Hado, në fjalën e tij përshëndetëse ka thënë se rasti i Fondacionit ALSAR është për t'u përshëndetur pasi sipa tij iu jep mundësi 125 personave që të studiojnë.
"Falënderim të veçantë dhe përulje me respekt për financuesit nga Turqia për këtë kontribut të veçantë", ka thënë ai në vijim dhe më pas ka vënë theksin tek rëndësia e arsimimit të të rinjve. Ndërsa ka falenderuar fondacionin për faktin që nuk bën dallime në dhënien e ndihmave.
Nënkryetar i Platformës Ndërkombëtare të Studentëve, Muhamed Kursad Karaca, në fjalën e tij të mbajtur në këtë aktiviet ka mbajtur një referat mbi vullnetarizmin.
Ndërkohë Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, pedagog në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Tiranës, mbajti referatin me teme “Vullnetarizmi ind shumëfunksional humanizues i shoqërisë”.
Ndërsa më pas një fjalim ka mbajtur dhe përfaqësuesi i Fondacionit Hayrat për qytetin e Bursa-s, Ahmet Hüsrev Adiloğlu.
Fondacioni ALSAR krahas bursave për studentët, zhvillon aktivitete të shumta kulturore, arsimore, si dhe jep një kontribut për jetimët dhe familjet e tyre në të gjithë Shqipërinë.