Talha Öztürk
04 Dhjetor 2018•Përditësim: 05 Dhjetor 2018
SARAJEVË (AA) - Një gjykatë e Bosnje e Hercegovinës (BeH) ka dënuar ish-ushtarin serb me 10 vjet heqje lirie për krime kundër civilëve boshnjakë gjatë Luftës së Bosnjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Millan Todoviç u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje boshnjake gjatë luftës midis viteve 1992 dhe 1995, ndërsa gjykata po ashtu e dënoi Todoviçin me një gjobë prej 7.980 dollarësh.
Gjykata po ashtu deklaroi se Todoviç mori pjesë në sulme të gjera dhe sistematike të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) në qytetin boshnjak Foça, midis 30 tetorit 1992 dhe 5 marsit 1993.
“Gjatë sulmeve, Todoviç shkeli ligjin ndërkombëtar humanitar, veçanërisht nenin 3 të përbashkët të Konventës së Gjenevës të 12 gushtit 1949, duke e detyruar me dhunë një grua boshnjake në marrëdhënie dhe skllavëri seksuale”, tha gjykata.