Fatjon Cuka
04 nëntor 2016•Përditësim: 05 nëntor 2016
TIRANË (AA) - Një tërmet me fuqi 4.4 ballë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në veri të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane, epiqendra e tërmetit ishte rreth 14 kilometra nga qyteti i Rrëshenit dhe me një thellësi 10 kilometra. Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera të vendit, si në Lezhë, Pukë dhe Shkodër.
Nga të dhënat paraprake të institucioneve shqiptare mësohet se nuk ka të lënduar dhe dëme materiale.
Kujtojmë se gjatë muajve të fundit Shqipëria, por edhe qytete të tjera evropiane janë goditur nga tërmetet.