Nazmi Abduramani,Malik Hasa,Sibel Vezaj
18 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
SHKUP (AA) – Papunësia në rajon tek disa vende shënon rritje ndërsa tek disa shënon ulje, ku përveç Sllovenisë të gjitha shtetet tjera në rajon kanë shkallë të papunësisë mbi 10 përqind, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në tremujorin e tretë të vitit 2016 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri ishte 14.7 përqind. Krahasuar me tremujorin e dytë 2016, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.8 përqind.
Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës shkalla e papunësisë në Kosovë është 26 përqind. Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e dytë të vitit 2016 të kësaj Agjencie, shkalla më e theksuar e papunësisë me 51 përqind është tek grup moshat 15-24 vjeç.
Ndërkaq, krahasuar me vitin 2015, ku sipas rezultateve të AFP-së, shkalla e papunësisë në Kosovë ishte rreth 33 përqind, mund të thuhet se ka një ulje të papunësisë në vend.
Ndërkaq Enti Shtetëror i Statistikave të Maqedonisë për tremujorin e tretë të vitit të kaluar publikoi të dhëna se shkalla e papunësisë është 23.4 përqind, ndërsa në krahasim me tremujorin e dytë ka një ulje prej 0.6 përqind.
Me evidentimin prej 7.3 përqind Sllovenia sipas të dhënave të vitit të kaluar ka shkallën më të ulët të papunësinë në rajon, ndërsa me të dhënat e fundit më keq është Bosnjë e Hercegovina me 27.5 përqind të papunësisë së regjistruar.
Shkalla e papunësisë sipas kuartalit të tretë të vitit të kaluar në Kroaci ka qenë 12.1 përqind, ndërsa më pas shkalla e papunësisë në kuartalin e tretë të vitit të kaluar në Serbi ishte 13.8 përqind, mal të Zi 16.9 përqind.