Senita Şeherçehayiç
12 Korrik 2017•Përditësim: 12 Korrik 2017
SARAJEVË (AA) – Në Trieste të Italisë sot fillon Samiti i katërt i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, nismë e iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel me qëllim të avancimit të marrëdhënieve dhe përshpejtimin e eurointegrimit të vendeve të rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç ardhjes së kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Trieste duhet të jenë të pranishëm presidenti i Francës Manuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërsa në emër të nikoqirit është presidenti italian Paolo Gentilioni.
Nga zyrtarët e Bashkimit Evropian do të jetë e pranishme Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, komisari për Fqinjësi të Mirë dhe Politikë të Zgjerimit Johannes Hahn, si dhe komesarja për Komunikacion Violeta Bulc.
Krahas ministrave të Tregtisë dhe Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pritet edhe ardhja e ministrave të Tregtisë të gjashtë vendeve të BE-së – Austrisë, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë.
Është paralajmëruar edhe nënshkrimi i Marrëveshjeve për bashkësinë transportuese, e cila do të ndihmojë në integrimin e rrjetit transportues në rajon dhe me BE-në dhe të orientohen masa reformuese në sektorin e tregtisë.
Gjatë Samitit, Komisioni Evropian do të duhet të shpalosë mjete të konsiderueshme financiare në kuadër të “pakos vjetore lidhëse”.
Pritet që partnerët e Ballkanit Perëndimor të arrijnë marrëveshje për planin aksional për zhvillim ekonomik rajonal. Qëllimi është stimulimi i aktiviteteve në rajon për inkurajim shtesë të investimeve dhe krjimin e vendeve të punës.