Admir Fazlagikj
06 Maj 2017•Përditësim: 07 Maj 2017
SHKUP (АА) – Ka ndërruar jetë kryetari i komunës së Bogovinës, (rrethi i Tetovës), Hazbi Idrizi, pasi mbi të ishte qëlluar me armë zjarri, konfirmuan për Anadolu Agency (AA) burime policore.
“Në ora 10:45 në klinikën e Tetovës është sjellur personi me inicialet H.I (52) nga Bogovina mbi të cilin ishte shtënë me armë zjarri. Pas plagëve të marra personi u është nënshtruar të njëjtave”, thanë për AA burimet policore.
- BDI kërkon zbardhjen e ngjarjes
Të njëjtat thonë se personi i cili ka shtënë mbi kryetarin e Bogovinës është një bashkëvendas i tij 53 vjeçar, i cili pas vrasjes ka tentuar të kryej vetëvrasje.
Burimi policor thotë se ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë në terren ku po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për të shtuar se gjatë ditës do të publikojnë më shumë informacione.