Almir Terzic
06 Shtator 2017•Përditësim: 06 Shtator 2017
SARAJEVË (AA) - Nesër me ceremoni solemne dhe me nderimet ushtarake do të organizohet pritja e për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përpara Presidencës së BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Është planifikuar që Vuçiç do të mbajë takime bilaterale me kryetarin dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç, Bakir Izetbegoviç dhe Mladen Ivaniç.
Pas takimeve bilaterale, është planifikuar takim i delegacioneve zyrtare të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës së Serbisë.
Para mediave do të paraqiten kryesuesi i Presidencës së BeH-së Dragan Çoviç dhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pas vizitës në Presidencën e BeH-së, Vuçiç, do të ketë takim me drejtuesit e qytetit të Sarajevës Lindore në ndërtesën e Kuvendit të Sarajevës Lindore.
Presidenti i Serbisë, do të qëndrojë në vizitë zyrtare dyditore në Bosnje dhe Hercegovinë të enjten dhe të premten, më 7 dhe 8 shtator 2017.
Në ditën e dytë të vizitës ai do të takohet me anëtarët e kolegjiumit të të dyja Dhomave të Asamblesë Parlamentare të BeH-së dhe me kryetarin e Këshillit të Ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiç, në ndërtesën e Asamblesë Parlamentare.