Vesna Besic
23 Qershor 2020•Përditësim: 23 Qershor 2020
Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) me koronavirusin e ri(COVID-19) janë infektuar 3.588 persona, ndërsa janë kryer 84.958 testime, raporton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 172 persona dhe janë shëruar 2.285, tregojnë të dhënat nga Ministria e Çështjeve Civile të BeH.
Në entitetin e Republika Sëprskas janë infektuar 1.931 persona, ndërsa janë kryer 34.556 testime. Nga COVID-19 kanë vdekur 121 persona, ndërkohë janë shëruar 1.269.
Në entitetin e Federatës së BeH-së janë infektuar 1.631 persona, ndërsa janë kryer 49.408 testime. Janë konfirmuar 46 raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 1.000 persona.
Në distriktin Bërçko janë konfirmuar 26 të infektuar dhe janë zbatuar 994 testime. Janë konfirmuar pesë raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 16 persona.