Bojana Stojanovic
31 Maj 2021•Përditësim: 01 Qershor 2021
Gjatë zhvarrosjes në lokacionin Dobro Polje, komuna Kalinovik, u zbulua një varr masiv, në të cilin deri më tani janë zbuluar eshtrat e të paktën tri viktimave të luftës, njoftoi Instituti për Personat e Zhdukur të Bosnjë dhe Hercegovinës, transmeton Anadolu Agency (AA) )
Pritet që në këtë vend të gjendet një numër i më madh i viktimave. Sipas informacionit në dispozicion të Institutit të BeH-së për Personat e Zhdukur, supozohet se viktimat janë boshnjakë.
Zhvarrosja, e cila udhëhiqet nga Prokuroria e BeH-së dhe në të cilën përveç hetuesve të Institutit për Personat e Zhdukur të BeH-së marrin pjesë dhe pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA), do të vazhdojë në ditët në vijim, duke marrë parasysh se duhet të kërkohet shumica e terrenit në këtë vendndodhje.