İsmail Özdemir
28 Shkurt 2025•Përditësim: 28 Shkurt 2025
Çarshia historike në Sarajevë, e njohur si "Bashçarshia", u dekorua me drita për muajin e Ramazanit, raporton Anadolu.
Me ardhjen e Ramazanit, pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës janë dekoruar me drita me hënë dhe yje.
Pjesa e qytetit që tërheq më shumë vëmendjen është Bashçarshia, e cila është një atraksion nga i cili shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, nuk largohen pa bërë fotografi kujtimi.
Zona ku ndodhet Bashçarshia është ndër lokacionet më të vizituara nga turistët gjatë Ramazanit.