Ministri i Jashtëm i Türkiye-s (Turqisë), Mevlüt Çavuşoğlu vizitoi Prizrenin dhe Mamushën ku jetojnë intensivisht turqit në Kosovë në të cilën ndodhet për takime zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të vizitës në Prizren, Çavuşoğlu vizitoi Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) si dhe zhvilloi një takim me ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka.
Ministri Çavuşoğlu u takua me organizatat e shoqërisë turke civile bashkatdhetare si dhe vizitoi kryesinë e delegacionit përfaqësues turk, të vendosur në kazermën "Sulltan Murat" në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në vend.
Më pas Çavuşoğlu iu drejtua popullatës në Mamushë, e cila është komuna e vetme turke e vendit.
Fjalën e tij Çavuşoğlu e filloi duke përcjellë përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe gjithë Türkiye-s, ku ndër të tjera ai vuri në dukje se Sultan Murad Han dhe veteranët bashkë me të e kanë bërë atdhe për turqit muslimanë këtë komunë para 633 vitesh.
Këto territore kanë nxjerrë poetë si Mehmet Akif Ersoy, rikujtoi Çavuşoğlu i cili lexoi më pas poezinë që Mehmet Akif Ersoy ka shkruar për Sultan Murad Han.
"Të gjithë popujt që jetojnë në Ballkan, kryesisht bashkatdhetarët e tyre janë në zemrat e kombit turk", tha Çavuşoğlu duke shtuar: "E dimë që edhe zemra juaj rreh bashkë me Türkiye-n. E dimë se gëzoheni me gëzimin e Türkiye-s dhe hidhëroheni me hidhërimin e Türkiye-s. Nuk mund ta harrojmë, është e pamundur të harrojmë mbështetjen që ju keni dhënë për ne nga këtu natën e grusht shtetit tradhtar të 15 korrikut".
Pasi vuri theksin se Ballkani ka kapërcyer ditët e errëta që ka përjetuar, Çavuşoğlu vazhdoi më tej fjalën e tij duke thënë:
"Edhe ju keni luftuar për të mbrojtur identitetin turk. Fatmirësisht, mëmëdheu juaj sot është më i fortë se çdo herë dhe është pranë jush me gjithë fuqinë e tij. Së bashku me të gjitha institucionet tona, ne mbështesim përpjekjet tuaja për të mbajtur gjallë identitetin, gjuhën, fenë dhe kulturën tuaj. Objektivi ynë duhet të jetë të përgatisim një brez të lidhur me identitetin dhe vlerat e tij. Një brez i cili është i lidhur fort pas këtij atdheu, rrënjët e të cilit janë vaditur me gjakun e dëshmorëve dhe degët e të cilit shtrihen drejt së ardhmes".
Duke përmendur projektet e realizuara në Kosovë në fushën e arsimit, Çavuşoğlu rikujtoi se vitin e kaluar në Kosovë janë shpërndarë tableta për nxënësit që arsimohen në gjuhën turke dhe se shkollat janë pajisur me tabela të mençura dhe me pajisje të tjera.
"Edhe për mësuesit janë organizuar programe të formimit profesional. Kam një lajm të mirë për ju. Sot biseduam në Prishtinë dhe pas kësaj fillojmë programet e formimit profesional dhe i fillojmë ato fillimisht në Mamushë. Në shkollat tona fillimisht do të ofrojmë arsim të formimit profesional në fushën e bujqësisë dhe shëndetësisë. Kur fëmijët tanë diplomohen ato të kenë mundësi punësimi, të jenë njerëz që kërkohen. Për nxënësit tanë që arsimohen këtu ka bursë nga Kryesia për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike. Këtë bursë e kemi vazhduar edhe këtë vit. Në vitet në vijim do ta vazhdojmë deri sa të mundemi. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë nxënësve, mësuesve tanë dhe familjeve", tha Çavuşoğlu.
Në mënyrë që shoqëria turke të mund të shohë vlerën që meriton, Çavuşoğlu theksoi rëndësinë e mësimit të shqipes, e cila është gjuha zyrtare në Kosovë.
Duke deklaruar se gjatë periudhës që ka qëndruar në Kosovën mike dhe vëllazërore ka zhvilluar bisedime për përmirësimin e marrëdhënieve në çdo fushë, Çavuşoğlu theksoi:
"Ju e dini që ne deri më tani e kemi mbështetur Kosovën në çdo fushë. Kemi dhënë dhe po japim mbështetje për Kosovën në njohjen dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Sot Kosova edhe me kontributet tuaja është bërë një anëtare e respektuar e bashkësisë ndërkombëtare. Të dashur vëllezër dhe motra, dëshira jonë më e madhe është t‘ju shohim gjithmonë në unitet, bashkim, paqe dhe prosperitet. Ky është mesazhi që po përpiqemi t‘u përcjellim organizatave joqeveritare dhe miqve tanë në politikë sot. Ne si Türkiye, si vëllezërit tuaj në Türkiye nuk kemi asnjë pritshmëri tjetër nga ju, përveç unitetit, bashkimit, shëndetit dhe mirëqenies tuaj".
Ai rikujtoi se ka nga ata që përpiqen të prishin unitetin dhe bashkimin, por që interesat personale nuk duhet të jenë mbi interesat e komunitetit turk këtu.
Në një vlerësim lidhur me formimin e shumë partive politike në rajonet ku jetojnë bashkatdhetarët, Çavuşoğlu tha se "Fatkeqësisht në disa zona ku jetojnë bashkatdhetarët tanë ka ndarje si formimi i disa partive politike. Këtu në Kosovë, numri ynë dihet, nuk kemi luksin për ndarje. Shpresoj që do të jemi një dhe së bashku".
Çavuşoğlu theksoi se bashkatdhetarët që e kanë bërë Mamushën, Kosovën hambar bujqësie luajnë një rol të rëndësishëm edhe për ta sjellë Kosovën në një vend të respektueshëm në komunitetin ndërkombëtar.
"Sa herë që vij në Kosovë e ndiej veten si në shtëpinë time. Sa herë që kemi ardhur në Mamushë, kemi qenë të lumtur, entuziastë dhe emocionalë dhe gjithmonë kemi qenë të nderuar të jemi mysafirë të juaj", deklaroi Çavuşoğlu
Ministri Çavuşoğlu foli edhe për politikën e fortë të jashtme të Türkiye-s në vitet e fundit.
"Tashmë Türkiye është një vend i fuqishëm, ka shumë pritshmëri nga Türkiye. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Türkiye tashmë është bërë aktor global. Të gjithë e kanë mendjen mbi Türkiye-n për përfundimin e luftërave, konflikteve dhe krizave. Ne tregojmë përpjekje për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe përtej tij, për të mos i bërë të pavlefshme këto pritshmëri. Po valëvitim flamurin tonë për të ndalur luftën në Ukrainë, për të gjetur një zgjidhje për krizën e grurit dhe në çdo vend të botës", tha Çavuşoğlu duke shtuar:
"Tashmë kemi 255 misione. Flamuri turk valëvitet në çdo vend të botës. Tashmë Türkiye është një vend ku për çdo zhvillim në çdo vend pyetet, çfarë thotë Türkiye? Këto janë rritur me mendjeprehtësinë dhe punën e palodhur të kombit tonë dhe me politikën e zgjuar dhe hapat strategjikë që ndjekim nën udhëheqjen e presidentit tonë. Ndonjëherë kemi zbritur në terren dhe kemi treguar fuqinë tonë të fortë. Kemi siguruar që të gjithë të kthehen sërish në tryezë, por me të gjitha institucionet dhe mundësitë që sapo përmenda, i kemi treguar të gjithë botës edhe dashamirësinë e popullit turk".